Intro
Nocioni “ Entertainment “ përbën kuptimin më të gjërë që mund ta ketë një kompani e industrisë muzikore dhe nuk është asgjë tjeter veçse një grupim i sektoreve të ndryshme për të funksionuar si një tëresi e vetme. Si organizëm kompakt në lëminë e përcaktuar duke u ndërtuar në bazë të kritereve të veçanta Gramafon Entertainment është ndër të parat nga lloji i tillë në hapësirën e banuar nga shqiptarët . Nevoja e koordinimit professional të punëve organizative rreth industrisë muzikore dhe ngritja e cilësisë së prodhimit ndoshta janë dy indikatorët e vetem që na dhanë shtytjen për krijimin e një grupimi të tillë.

Procesi i transformimit nga një studio me kushte ndër mesatare siç ishte në fillim në kompani mirë të organizuar dhe të pajisur maksimalisht si në aspektin njerezor ashtu dhe teknik zgjati rreth pesë vjet dhe mund të kishte zgjatur edhe më shumë po të mos kishim mbështetjen në radhë të parë të publikut dhe më pas të njerëzve që i kemi përmendur kur na është dhënë rasti.

Disa nga prioritetet e caktuara që në fillim nga ideatorët e Gramafon Entertainment janë realizimi i veprës së mirë kualitative, origjinaliteti në të gjitha aspektet dhe përzgjedhja e veprës për publikim . Falë stafit të pregaditur dhe njerëzve që kanë qenë pjesë e jona një kohë të gjatë madje edhe në rastet më të vështira u jemi përmbajtur kritereve që i kemi caktuar që në ditët e para të funksionimit.

Përveç gjlrave ql i përmenda më lartë më duhet të ndalem edhe në atë që seriozisht dëmton zhvillimin, progresin dhe vë në pikëpyetje ekzistencën jo vetëm të Gramafon Entertainment por edhe të artistëve, kompozitorëve, kompanive dhe grupimeve tjera në përgjithesi. Fjala është për piraterinë që shfaqet si simptomi më destruktiv i ditëve të sotme. Me shpresën që do të jeni inferiore ndaj kësaj dukurie ju garantoj se blerja e kopjes origjinale është infuzioni më i mirë që do ti falni veprës kreative shqiptare.
Bashkëpunimi me ju mendoj që është një ndër karakteristikat kryesore të kompanisë që e drejtoj.

Ne punojmë për ju, uroj të keni ditë të bardha.

Ju falemnderit,
Genc Prelvukaj.
 
Fuqizuar nga: SFERA | Interactive Studio
Lidhje
Libri i vizitorėve
Scratch Magazine
Tjera
Gramafon Entertainment Gramafon Entertainment